Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i cili u vra në një operacion ushtarak izraelit, mbetet një “burim frymëzimi” për ata që luftojnë Izraelin në Lindjen e Mesme, tha sot ministri i Jashtëm i Iranit. “Udhëheqësi palestinez është një burim frymëzimi për luftëtarët e rezistencës së rajonit”, tha ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi, duke shtuar se “kauza e çlirimit të Palestinës nga pushtimi izraelit është tani më i gjallë se kurrë.” Presidenti i Iranit Massoud Pezheskian, tha se vdekja e Sinwar “është një tregues i qartë i krimeve të pandërprera të Izraelit”. Pezeskian siguroi se rezistenca palestineze “nuk do të ndalet” me vrasjen e liderit të Hamasit. Ndërkohë, rebelët Houthi të Jemenit i bënë homazhe udhëheqësit të Hamasit dhe u zotuan se “Gaza dhe kauza palestineze do të triumfojnë pa marrë parasysh shkallën e sakrificave”.