Familja e Merushe Hazizit, që u vra ditën e sotme nga vjehrri i saj Xhevair Hoxha në fshatin Sauk 1 të Reskovecit në Fier ka hapur dyert e mortit. 30-vjeçarja ka lënë pas tre fëmijë jetimë. Bëhet me dije se familjarët e kanë marrë vesh lajmin me anë të mediave pasi nuk dinin asgjë për humbjen tragjike të vajzës së tyre, pasi e kishin pranuar lidhjen e saj dhe nuk kishin dijeni për zënkat mes tyre.