Top News – Në tenda, në -20 gradë celcius / 1 mijë blloqe apartamentesh në Kiev ende pa ngrohje
11/01/2026 17:00

Më shumë se 1,000 pallate banimi në kryeqytetin ukrainas Kiev janë ende pa ngrohje pas një sulmi shkatërrues rus në fillim të kësaj jave, thanë autoritetet lokale të dielën. Rusia ka intensifikuar sulmet mbi sistemin energjetik të Ukrainës që kur pushtoi fqinjin e saj në vitin 2022. Presidenti Volodymyr Zelenski tha se Rusia kishte lëshuar 1,100 dronë, më shumë se 890 bomba ajrore dhe mbi 50 raketa, duke përfshirë armë balistike, lundruese dhe me rreze të mesme veprimi, kundër Ukrainës gjatë javës së kaluar. Të premten, një sulm me raketa në Kiev la praktikisht të gjithë qytetin pa energji dhe ngrohje mes një valë të ftohti therës, dhe vetëm të dielën autoritetet rikthyen furnizimin me ujë dhe pjesërisht edhe energjinë elektrike dhe ngrohjen. Zelenski tha se Rusia priti qëllimisht acarin për të përkeqësuar gjërat për popullin ukrainas, dhe ky ishte "një terror cinik rus kundër civilëve". Dimri i katërt i luftës mund të jetë më i ftohti dhe më i vështiri deri më tani, me dëmet e akumuluara në rrjet që i çojnë shërbimet në prag të humnerës ndërkohë që temperaturat tashmë kanë rënë nën -12 gradë celcius dhe pritet të bien akoma më shumë në vijim. "Puna është duke vazhduar. Megjithatë, situata e furnizimit me energji në kryeqytet mbetet shumë e vështirë", tha kryebashkiaku i Kievit Vitalii Klitschko në Telegram. "Sipas parashikimeve, ngricat e forta nuk pritet të qetësohen në ditët në vijim. Prandaj, situata e vështirë në kryeqytet do të vazhdojë", shtoi ai. Ndërkohë, Ministria e energjisë e Ukrainës tha se forcat ruse kishin sulmuar përsëri sistemin energjetik të vendit gjatë natës, duke ndërprerë përkohësisht energjinë elektrike në rajonet juglindore të Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia. Ukrainasit po strehohen ndërkaq në tenda emergjence, me ngrohje, në Kiev. Autoritetet thonë se rreth 400 njerëz në ditë po përdorin qendrat provizore për t'u ngrohur, për të karikuar pajisjet dhe për të marrë ushqim.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00