Top Channel/ “Vrasës u bëra nga droga”/ Dëshmia në gjykatë e Julian Gjoshit për vrasjen e Dedjas
05/12/2024 22:59

Jo shumë larg nga vetëdorëzimi në polici, Julian Gjoshi pretendoi në gjykatë se është një përdorues droge, dhe se kjo varësi e ka dëmtuar mendërisht duke e bërë vrasës. Ky pretendim i 27-vjecarit të dyshuar për vrasjen e Alfred Dedjes u deklarua para gjyqtares nga avokati i tij, menjëherë mbasi prokurori lexoi dinamikën se si ndodhi krimi në datë 1 dhjetor. Për prokurorinë viktima, 50 vjeçari Alfred Dedja ishte u ulur me miqtë në lokalin ku ndodhi vrasja. Ai ishte larguar prej andej për të takuar mikun tjetër Julian Gjoshin, i cili e priste në tavolinën tjetër dhe sapo janë afruar e qëlloi për vdekje me pistoletë. Prokuroria veçoi si prova pamjet filmike, gjurmë papilare të gjetura në tavolina dhe në gota si edhe dëshmitë okulare ku tregohet se midis të dyve nuk pati asnjë konflikt. Me Julian Gjoshaj tanimë në burg për vrasje me paramendim, avokati Arbër Hoxha e përshkroi klientin si një përdorues i cili prej dy vitesh përpiqej të trajtohej në repartin e toksikoligjisë. Por për këtë alibi nuk paraqiti prova, duke rezervuar të drejtën për në seancën e radhës. Gjyqtarja vendosi arrest me burg duke pranuar kërkesën e prokurorisë, por edhe të avokatit për ekspertim toksikologjik që duhet të kryhet nga mjekësia ligjore, prej nga ku synohet të ekspozohet gjendja e rëndë psikologjike e 27 vjecarit. Gjoshi përmendet edhe në dosjen Çyrbja, ku në bisedat e kryera në SkyEcc, kunati i tij Altin Hajri flet me ish deputetin për mundësinë e lirimit të të riut, që ishte arrestuar për armëmbajtje në Tiranë.

Top Channel/ Vr*sja Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Fëmijët…
01/07 22:57
Top Channel/ Elbasan, 4 zjarre ngjallin panik. Flakët në Landfillin e qytetit, tym toksik mbi qytet
01/07 22:36
Top News – Sërish zjarr në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të zeza tymi ‘mbytin’ qytetin
01/07 21:49
Top Channel/ Tymi mbulon Elbasanin! Zjarr i madh në Landfill, ndërhyn helikopteri
01/07 20:16
Top Channel/ Gjyqi për klanin “Duka”, zbardhet dëshmia e babait të rivalit të Ervis Martinajt
01/07 20:02
Top Channel/ Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja
01/07 20:01
Top Channel/ U arrestua sot në Francë, kush është ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar krime
01/07 20:00
Top Channel/ Farage për TCH: Shqiptaret e këqij i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07 19:54
Top Channel/ Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
01/07 19:26
Top News – Mbi 1 ton kokainë. Shkon në gjyq shqiptari që mbyti Zvicrën me drogë
01/07 18:26
Top News-Ligji i ri për administrimin e pallateve.Po nuk paguat tarifat, nuk shisni dot apartamentin
01/07 18:23
Top News – Kontrolli i investimeve të huaja. Tabaku e Braçe, rezerva për projektligjin e Shalsit
01/07 18:21
Top News – Wizz Air shënon 5 vite në Tiranë. Destinacione të reja dhe një promocion të veçantë
01/07 17:20
Top News – Humb kontrollin e motoçikletës, plagoset drejtuesi në Lezhë
01/07 17:05
Top News – Dogji mbetjet pranë pyllit të Sodës, në pranga pirromani në Vlorë
01/07 17:00
Top Channel/ Shtrenjtimi i biletës së transportit, banorët ngrihen në protestë në Elbasan
01/07 16:09
Top Channel/Përcillet për në banesën e fundit Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri
01/07 16:07
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Kampionati i boksit në Pukë, fiton i riu Jurgen Lazri
01/07 15:56
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51