Bundestagu gjerman vendos sot për votëbesimin e kërkuar nga kancelari Olaf Scholz. Zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar më 23 shkurt. Por zhvillimi i tyre kërkon ndjekjen e procedurave të caktuara të lidhura me kuadrin ligjor zgjedhor të Gjermanisë. Së pari, kancelari duhet të shtrojë çështjen e votëbesimit në parlament, që me shumë gjasë pritet ta humbasë. Më pas presidenti federal shpërndan parlamentin.