Top Channel/ Vota me dokumente të huaja! KQZ e ndarë për kërkesën e opozitës
06/02/2025 20:00

Socialistët janë në kërkim të 84 votave edhe përtej oborrit të Partisë Demokratike për ndryshimet në Kodin Elektoral që lehtësojnë votën e Diasporës. Komisioneri, Ilirjan Celibashi e sheh si problematik kushtin e Sali Berishës për të votuar edhe shqiptarët me dokumente identifikimi biometrike të huaja. Por ky qëndrim nuk reflektohet si i tillë në një tjetër hallkë të KQZ, Komisionin Rregullator ku qëndrimet e palëve janë të kundërta. Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çaka thotë: “Gjithëpërfshirja, ky parim ka të bëjë me përfshirjen në procesin e regjistrimit dhe të atyre shtetasve shqiptar me banim jashtë shteti të cilët nuk disponojnë një dokument identifikimi shqiptar, por disponojnë një dokument biometrik të një shteti të huaj”. Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano thotë: “Sipas parashikimeve aktuale të Kodit Zgjedhor, votimi me dokumente biometrike të huaja nuk është i mundur”. E enjtja e 13 shkurtit do jetë një test për politikën nëse e ka apo jo seriozisht me premtimin për votën e diasporës. Por, rreziku i një ngërçi shfaqet në horizont edhe tek kjo hallkë e KQZ, e cila i ka sytë nga Parlamenti për fatin e votës së Diasporës. Kodi Zgjedhor ka parashikuar që për të implementuar votimin nga jashtë duhet një votim të paktën me 4 vota pro në Komisionin Rregullator dhe përbërja e këtij organi ndahet në 2 anëtar të zgjedhur nga opozita dhe 3 me votat e mazhorancës. “Ne si komision rregullator miratojmë padyshim dhe zbatojmë Kodin Zgjedhor që miratohet me 84 vota”, thotë Nano. “Do vendosim në interes të votës së drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë mes, do përvëlojë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Çaka. Politika ka 6 ditë kohë për të gjetur dakortësi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës, por konsensusi me partinë e Berishës duket i vështirë pas kushtit që të votojnë edhe emigrantët me dokumente identifikimi te huaja.

Top Channel/ Djali i Sokol Olldashit kritika Berishës: Në foltore, njerëz TAP!
23/01 23:03
Top News- Berisha sytë tek të rinjtë: Vazhdojmë betejën deri në përmbysjen e kësaj diktature
23/01 22:05
Top News- Irena Gjoka: Nuk e dija për dënimin në Greqi, ILD nuk mund të nis procedim disiplinor
23/01 21:55
Top News- Djali i Olldashit shpërthen në takimin me Berishën: Në foltore flasin njerëz të dehur
23/01 21:42
Top Channel/ Një ditë para protestës, Berisha thirrje të rinjve:Ngrihuni si në Beograd e Bangladesh
23/01 21:36
Top Channel/ ‘I hapur për çdo lloj takimi konfidencial’, Berisha: Fati i Shqipërisë është në rrugët…
23/01 20:19
Top Channel/ Çfarë do bëjë nëse sot do ishe 25 vjeç? Berisha: Në Shqipëri nuk isha i lirë dhe…
23/01 20:17
Top Channel/ ‘Të përdorim sa më shumë rrjetet sociale’, Berisha të rinjve: Kjo qeveri me taksat…
23/01 19:38
Top Channel/ Djali i Olldashit ja thotë në sy Berishës: Ata që flasin nëpër Foltore të pirë dhe…
23/01 19:25
Top Channel/ ‘Tradhtia politike nuk është incident’, e reja e FRPD: Ta shpëtojmë Shqipërinë edhe…
23/01 19:21
Top Channel/ Berisha të rinjve: Kthehuni në krye të këtij misioni, shpresa më e madhe jeni ju
23/01 19:04
Top Channel/ Berisha mbron Enver Hoxhën: Ai si vodhi shqiptarët si këta, ishte mizor por…
23/01 18:51
Top Channel/’Pa ndarjen e pushteteve ka vetëm diktaturë’, Berisha: Jemi pothuajse një komb i fshirë…
23/01 18:50
Top Channel/ ‘Në 24 janar të gjithë për shtëpinë që meritoni’, Xhaferri: Ora jonë ka ardhur
23/01 18:48
Top News – ‘PD, asnjë bashkëpunim me PS’. Berisha: Qeveria do t’i japim mesimin që meriton
23/01 17:05
Top Channel/ Berisha sfidon Ramën 24 orë para protestës: Rri në zyrë dhe përballu me qytetarët
23/01 15:08
Top Channel/ Parkimi dysh të çon në burg, Parlamenti diskuton ndryshimin e Kodit Penal
23/01 15:03
Top Channel/ “Nesër dita e gjykimit”, Berisha-Ramës para protestës: Rri në zyrë nëse…
23/01 14:06
Top Channel/ Berisha një ditë para protestës: Muret i ke blinduar, rri në zyrë nëse je burrë
23/01 13:41
Top Channel/ “Rama tha se ishte porosi e Trump të priste vajzën”, Berisha: Besoj se asnjëri nuk…
23/01 13:41
DIGITALB DIGITALB