Pasi i mohoi të drejtën e votës, ligjëvënësi shqiptar u kujtua të zbulonte arsyen përse vota e emigrantëve nuk u mundësua. Kryekomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi e ndau përgjegjësinë e dështimit me politikën. Celibashi: Koha ishte shumë e shkurtër për ta përgatitur këtë set rregullash dhe kjo ndikoi në atë që mund ta quajmë dështimin e KQZ që edhe për zgjedhjet e 25 prillit qytetarët jashtë vendit të mos votonin. Ishte çështje kohe dhe e mungesës së konsensusit të gjithë faktorit politik mbi rregullat që duhet të miratonte KQZ.