Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Europian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, një shifër kjo që tregon se blloku e ka arritur objektivin e vendosur muajin në janar që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.