Maqedonia e Veriut është vetëm një hap larg hapjes së negociatave me Bashkimin Europian deklaroi kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shkup. Hapi vendimtar mbetet ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e pakicës bullgare në të. Von der Leyen pranoi se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme, por garantoi se vendi do të mirëpritet në familjen evropiane me identitetin dhe gjuhën e tij.