Pas dorëheqjes së 21 drejtorëve në Bashki, Task Forca për lirimin e hapësirave publike ka zbritur në terren në qytetin e Vlorës, në një aksion të gjerë që synon të rikthejë zonat publike në dispozicion të qytetarëve. Në këtë operacion janë angazhuar strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetura nga forcat e policisë së Vlorës dhe nga njësitë e FNSH-së së Fierit.