Prej dy ditësh, Task Forca e ngritur nga Bashkia e Vlorës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytet. Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, janë larguar të gjitha mjetet që kishin zënë hapësira të paautorizuara në zona të ndryshme të qytetit. Ndërkohë, aksioni është intensifikuar në orët e para të ditës së diel, me fokus të veçantë në pastrimin e zonave të gjelbra dhe hapësirave të brendshme urbane, përfshirë edhe Pyllin e Sodës, një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Vlorës.