Situata me zjarret në qarkun e Vlorës vazhdon të mbetet kritike. Prej ditësh forcat zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura po përballen me flakët, të cilat vazhdojnë të përhapen me shpejtësi. Mali i fshatit Dukat ishte sprova e parë me zjarret në territorin e bashkisë Vlorë, pikërisht në njësinë administrative Orikum.