Edhe pse vera ka mbaruar, plazhet e Vlorës vazhdojnë të mbeten të mbushura me pushues nw kwtw mes shtatori. Shumë turistë vendas e të huaj zgjedhin nisjen e vjeshtes për të shijuar detin, qetësinë relative dhe çmimet më të favorshme. Me një klimë të ngrohtë dhe shërbime cilësore, qyteti bregdetar dëshmon se sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por zgjatet edhe përtej tij.