Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, të cilit në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe bashkëpunimin, i dhuroi Çelësin e Qytetit. “Sot është patjetër një ditë gëzimi, se ne vlerësojmë një mik të shtrenjtë, por është edhe një ditë kur një miku të shtrenjtë, ne i themi faleminderit, mirupafshim deri herën tjetër, sepse ambasadori i Katarit mbyll shërbimin e tij në Tiranë.