14 banesa ndodhen nën ujë në bashkitë e Vlorës dhe të Fierit, konkretisht 10 në njësinë administrative Novoselë dhe 4 në Ferras. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka deklaruar se janë evakuuar 14 familje, ndërkohë që niveli i lumit Vjosë ka kaluar mbi 8 metra, duke e mbajtur situatën ende në alarm. Sipas Çakos, prurjet e lumit kanë qenë në rënie në zonat e Tiranës, Tepelenës dhe Memaliajt, por ky ndryshim reflektohet me disa orë vonesë në pjesët e tjera të rrjedhës. Forcat e Armatosura dhe ato të Emergjencave Civile do të vijojnë të qëndrojnë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.