Top Channel/ Vizita e Ramës, reagon ministri grek/ Gerapetritits: Veprim i parakohshëm
09/05/2024 19:42

Përfundimisht Pallati i Sportit në Galatsi, në veri të Athinës, do të jetë vendi ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë në Greqi këtë të diel, takim për të cilin qeveria greke është njoftuar zyrtarisht vetëm pardje, të martën. Leja thuhet se është dhënë nga Kompania Shtetërore e Pasurive të Paluajtshme, ndërsa konsultimi është bërë nëpërmjet ambasadës shqiptare me kompaninë Christmas Theater, e cila e menaxhon sallën, ndërsa ftesa është për orën 10.30 të datës 12 maj. Është një vizitë në kuadrin e një vendimi të kahershëm për të vizituar vendet europiane ku jeton diaspora shqiptare ,përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në Shqipëri ndaj për mendimin tim ka një karakter të parakohshëm – ka deklaruar kreu i diplomacisë greke Georgios Gerapteritis në një intervistë për radiostacionin SKAI. I pyetur nëse reagimi me përfshirjen e Fredi Belerit në listën me kandidatë për eurodeputetë të Demokracisë së Re provokoi si kundërpërgjigje vizitën e Edi Ramës , si një “ping pong”, lëvizjesh simbolike që njëra palë të shqetësojë tjetrën, ai e ka mohuar duke thënë se është një vizitë private që udhëheqësi shqiptar ka të drejtë ta bëjë dhe se Greqia si shtet demokratik nuk mund ta ndalojë ndaj dhe nuk ngriti asnjë pengesë,madje do të japë edhe sigurinë e zhvillimit. Greqia nuk është pengesa për zgjidhjen e krizave apo problemeve -ka deklaruar Gerapetriti duke theksuar se sa i përket çështjes Beleri , kapitulli i parë mbi të cilin do të vlerësohet Shqipëria është respektimi i shtetit të së drejtës dhe ajo lidhet, jo me marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, por me legjislacionin evropian. Në të njëjtën gjatësi vale , kanë qenë edhe deklaratat e zëdhënësit të qeverisë në konferencën për shtyp pak pas mesdite , kur është pyetur për reagimet e qeverisë, pasi vizita e kryeministrit shqiptar përkon me njëvjetorin e burgosjes së Fredi Belerit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06