Shqipëria është përballur me luhatje të temperaturave dhe alternime të motit, ndërsa kjo situatë do të vijojë edhe në 10 ditëshin e fundit të vjeshtës. Megjithëse kjo vlen vetëm për vranësirat dhe kthjellimet, që do të jenë në alternim vazhdimisht me njëra-tjetrën. Sinoptikanja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi, deklaroi në ditët në vijim do të kemi mot me vranësira dhe reshje. Për sa i përket temperaturave minimalja do të jetë -3 gradë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më e lartë se 19 gradë Celsius.