Pas pesë viteve nga mbjellja, ky është viti i parë që plantacionet me kajsi në Xibrakë të Lushnjes, kanë prodhim të bollshëm. Duke qenë se çmimet këtë vit janë të larta edhe kajsia nuk bën përjashtim. Çmimi i një kg me kajsi fillimisht u shit 500 lekë, më pas ra në 300 lek për kg me shumicë.