Top Channel/ Virusi i ri misterioz alarmon Kinën! Çfarë është HMPV dhe si po përhapet?
06/01/2025 18:59

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën qytetarët e vendit me informacione thelbësore lidhur me këtë, me qëllim rritjen e masave të kujdesit parandalues. Instituti nuk tregoi nëse në Kosovë ka raste me HMPV. Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) është virus respirator, i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, por ai mund ta rrisë rrezikun apo të shkaktojë më shumë komplikime, si bronkiti apo pneumonia, posaçërisht te të moshuarit dhe fëmijët e vegjël. Kjo sëmundje është e së njëjtës familje si virusi respirator sincicial (RSV) dhe është shfaqur që nga viti 2001, kur u identifikua për herë të parë në Holandë. Ky virus përhapet gjatë sezoneve të ftohta. Në Kinë është raportuar për rritje të rasteve me virusin HMPV në javët e fundit. Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i ka paralajmëruar qytetarët e vet të kujdesen për higjienën dhe shëndetin. Ajo, gjithashtu, ka hedhur poshtë pretendimet online se spitalet janë mbushur me pacientë dhe se ka frikë për një pandemi të ngjashme si ajo e COVID-19. Simptomat e HMPV-së janë të ngjashme me ato të gripit apo ftohjes. Rastet e rënda mund të rezultojnë me bronkit ose pneumoni veçanërisht te foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar. HMPV-ja ka shumë mundësi të përhapet nga personi i infektuar te të tjerët përmes kollitjes dhe teshtitjes; kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve apo sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05