Nënvarianti i Omicorn BA 5 është i pranishëm në Shqipëri, edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Instituti i Shëndetit Publik. Shefja e departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino thotë se ndonëse pritet përgjigja nga laboratori i ri i referencës, nisur nga simptomat që shfaqin qytetarët, BA 5 qarkullon në popullatë.