Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u kërkoi të pranishmëve në Komisionin e Shëndetësisë të mbanin maskën mbrojtëse anti Covid, por kërkesa e saj solli reagimin e deputetes Albana Vokshi. Vokshi tregoi fotot ku duken nxënës të grumbulluar: “Nëse e ke merakun e maskës, ç’ke për të thënë për nxënësit që shtypen në urbane. Ç’ke për të thënë për klasat me 38 nxënës. Si menaxhohet pandemia atje?”