Zjarri i rënë këtë të diel në pyllin e Sodës në Vlorë, vijon të djegë sipërfaqe të konsiderueshme pemësh. Të ndihmuara nga era, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në pjesën halore poshtë pishave. Prej orësh, punonjësit e zjarrfikëseve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit.