Orën e fundit zjarri ka rritur intensitetin për shkak të erës së fortë pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e tij në dy ditët e fundit. Punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore, pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse me mjetet e tyre ndaj dhe sipas informacioneve është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intesitet.