Top Channel/Vijnë 16 refugjatët, anija italiane ndaloi në Shëngjin me 10 bangladeshas e 6 egjiptianë
16/10/2024 19:43

Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar sot në portin e Shëngjinit, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve. Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia. Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar parashikon që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre emigrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka përshkruar marrëveshjen me Shqipërinë si zgjidhje innovative për një problem afatgjatë. “Është një rrugë e re, e guximshme, e pashembullt, por që reflekton në mënyrë perfekte shpirtin evropian, dhe i ka të gjitha parakushtet e një rruge që duhet ndjekur edhe me shtetet që nuk i takojnë BE-së”, ka thënë Meloni të martën para deputetëve italianë. Kryeministri Edi Rama, ka thënë se të martën se shteti i tij ka refuzuar shumë kërkesa që i janë bërë prej shteteve evropiane për të pranuar refugjatë, por e ka bërë një përjashtim për Italinë. Ai ka thënë se Shqipëria ndjen mirënjohje që Italia ka pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë rënies së komunizmit, më 1991, si dhe për ndihmën që ka ofruar Roma në krizën ekonomike të vitit 1997, dhe pas tërmetit të vitit 2019. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra. Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra më larg, objekt i dikurshëm i aeroportit ushtarak, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil. Italia ka pranuar t’i strehojë migrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk fitojnë azilin, do të dëbohen direkt nga Shqipëria. Kjo marrëveshje është përkrahur nga shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen si shembull si dalje nga kornizat në zgjidhjen e problemit me migrantët në BE. Numri i migrantëve që arrijnë në Itali përmes rrugës së Mesdheut ka rënë për 61 për qind më 2024, në krahasim me një vit më parë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në 15 tetor, 54.129 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, në krahasim me 128.947 migrantë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Top Channel/ Von der Leyen e prerë në Tiranë: Zbatoni reformat, gati plani i ri për integrimin
30/09 20:19
Top Channel/ Tre raste të reja me ethet e Nilit! Dy në Elbasan dhe një tjetër në Korçë
30/09 20:18
Top News – ‘Jo Bashkim Europian me Ramën’/ Von der Leyen në Tiranë, protestë pranë Kryeministrisë
30/09 20:05
Top Channel / Përplasje mes protestuesve e policisë gjatë takimit Rana-Von der Leyen
30/09 19:50
Top Channel / Përplasje mes protestuesve e policisë gjatë takimit Rana-Von der Leyen
30/09 19:46
Top Channel / Raporti i DASH: Shqipëria, progres drejt BE. Ekonomia në rritje, problem korrupsioni
30/09 19:44
Top News – Raporti për klimën e biznesit/ DASH: Shqipëria tërheq investime, por pengesë korrupsioni
30/09 19:21
Top Channel/Rama me Von der Leyen:Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve! Vullnet i hekurt…
30/09 18:54
Top Channel/ ‘Nuk duhet të përgjigjemi si në Komunizëm’, Rama për Vlora Hysenin: Kur një emërim…
30/09 18:46
Top Channel/ ‘Nuk na duhet Veto për të bërë të fortin’, Rama për SHISH: Nga asnjë partner nuk ka…
30/09 18:34
Top Channel/ ‘Shqipëria ka bërë përparim’, Von den Leyen:Anëtarësimi do ta bëjë Shqipërinë dhe BE…
30/09 18:31
Top Channel/ ‘Informova Von der Leyen për Zvërnecin’, Rama me presidenten e KE: Së shpejti…
30/09 18:22
Top Channel/ ‘Ky tur gjithmonë fillon nga ne’,Rama për vizitën e Von De Leyer:Plani i rritjes risi…
30/09 18:16
Top Channel/ ‘Mos na shtyni more’, përplasje mes policisë dhe protestuesve
30/09 18:10
Top Channel/ Rama e Von der Leyen në Kryeministri, shpërndahen në grupe protestuesit, policia…
30/09 17:38
Top News – Celularët, jo më han pa porta për prokurorët. Kodi i ri kërkon vendos kufizime
30/09 17:15
Top Channel/ Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, protesta në afërsi të godinës qeveritare
30/09 17:07
Top Channel/ Ursula von der Leyen në Tiranë, Rama pret zyrtarisht Presidenten e Komisionit Europian
30/09 17:04
Top Channel/ Përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit në Fllakë
30/09 16:20
Top Channel/ Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit
30/09 15:50