Zbardhen dhe dokumentohen tre vjedhje në market dhe në dy biznese dhe vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, pas një pune intensive për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të ndodhura në biznese në zonën e Shijakut, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shumat”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. T., 27 vjeç, banues në Shijak.