Momenti i vendosjes së lëndës plasëse në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj nga një person i paidentifikuar është filmuar nga kamerat e sigurisë. Një person i maskuar dallohet teksa i afrohet banesës në këmbë. Hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia e Shkodrës ka shoqëruar deri tani tre persona por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.