Vetmia, një probleme gjithmonë e më i përhapur i shoqërive sot, ndihet sidomos në ditë festash familjare si Krishtlindjet në Gjermani. Një sërë studimesh vendase e kanë konstatuar vetminë si fenomen mjaft të përhapur në Gjermani, jo vetëm tek mosha e thyer, por edhe mes të rinjve. Por në ditët e festave, vetmia bëhet therëse për mjaft persona që nuk kanë familje, i kanë humbur kontaktet me të apo të dashurit kanë ndërruar jetë. Shumë njerëzve në këto ditë u mungon ngrohtësia e familjes.