Top Channel/ Vetëvritet në zyrë oficeri i Policisë së Durrësit, përdori armën e shërbimit
25/01/2024 18:26

Një oficer policie në Durrës i ka dhënë fund jetës në zyrën e tij të punës, pasditen e kësaj të enjteje. Nënkomisari Arben Pjeçi vrau veten me armën e shërbimit, ndërsa sipas informacioneve ai ka një karrierë 35-vjeçare me uniformat blu. Policia e Durrësit ka reaguar pas ngjarjes, ku sipas tyre rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë. Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë. Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit. Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, thotë policia, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës. “Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë si dhe është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterrues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake”, njofton policia.

Top Channel/ Berisha paralajmëron policët: Nuk tolerohet kush ushtron dhunë
16/02 21:33
Top News – ‘Kush hetohet në BE, jep dorëheqjen’. Bardhi: Në Shqipëri, Rama ndryshon ligjin
16/02 21:20
Top News – Ligji për Sponsorizimin në sport/ Ministri Gonxhja- Do të hyjë në fuqi në vitin 2027
16/02 20:16
Top News- Burgjet kërkojnë gardianë/ 200 vende të lira, gara për punonjës policie
16/02 20:06
Top Channel/ ‘Lini shkollat dhe mbushni sheshin’,Berisha:20 shkurti thirrje për rininë shqiptare
16/02 19:58
Top Channel/ Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë, MSH dhe ISHP fshehën procesverbalin
16/02 19:57
Top Channel/ 12 vite pritje për nipërit në Siri! Rrëqeth gjyshi nga Pogradeci: M’i sillni para se të vdes
16/02 19:54
Top Channel/ Protesta e 10 shkurtit/Berisha sulmon psikologen: Do të gjejmë kush je, mjerë…
16/02 19:24
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për “Diellën”, munguan avokatët e të dyja palëve
16/02 19:18
Top Channel/‘Ti meriton çdo variant’, Berisha kërcënon Ramën: Për çdo cënim që i bën protestuesve…
16/02 19:14
Top Channel/ ‘Do i dalim zot shqiptarëve’, Berisha: Do mbrojmë Kushtetutën, Rama mbron mandatet e…
16/02 19:14
Top Channel/ Nis Foltorja e radhës, Sali Berisha mbërrin para Kryeministrisë
16/02 18:56
Top Channel/ Rama në Kosovë, Berisha:Gjykimi i ish-UÇK në Hagë pas pazareve të tij me Beogradin
16/02 18:14
Top News – 40 dëshmitarë për ‘Metamorfozën’. Prokuroria kërkon rrëfimet për vrasjen e Gjin Ndojit
16/02 17:56
Top Channel/ Rama pritet nga Albin Kurti, takim mes kryeministrave të dy vendeve në Prishtinë
16/02 17:05
Top Channel/ Gjyqi për Diellën, aktorja Bisha kërkon pezullimin e imazhit dhe kompensim financiar
16/02 16:11
Top Channel/ Rama në Kosovë, takon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
16/02 16:10
Top Channel/ Urat bllokojnë përroin, banorët në Bradashesh ankohen se janë përmbytur 3 herë
16/02 15:28
Top Channel/ Si u punësua Muçi Shaljani, Gjykata pezullon drejtorin e Personelit në AMP
16/02 15:24
Top News – Profesori italian, gjyq në Shqipëri. Aksidenti në Fier, avokatët mohojnë akuzat
16/02 14:23
DIGITALB DIGITALB