Gazetari Artur Bibe bashkë me operatorët raporton tashmë prej tre ditësh drejtpërdrejt nga zona e prekur e tërmetit në juglindje të Turqisë, duke sjellë pamje nga operacionet e ekipeve të shpëtimit, histori persona, por jo vetëm. Ekipi i Top Channel tregon edhe vështirësitë e raportimit siç është mungesa e një vendi të sigurt për të kaluar natën, apo edhe furnizimi i automjetit me karburant.