UNESCO ka rekomanduar që një nga destinacionet turistike më të njohura dhe më të brishta në Itali, një vend si Venecia, t'i shtohet listës së rrezikut të trashëgimisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën i bën thirrje qeverisë italiane të sigurojë përkushtimin maksimal për të trajtuar problemet në Venecia, e cila ka vite që po përballet me shumë turistë dhe efektet e ndryshimeve klimatike .