Menaxheri i një lokali në plazhin e Dhërmiut po procedohet penalisht, pasi u konstatua se kishte vënë muzike të lartë jashtë orarit të lejuar me ligj. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Xh. M. nga Tirana, ku muzika e vendosur në lokal kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.