Top Channel/ Vendoset lazeri gjigand në Europë, do të “godasë” në qiell rrufetë!
23/08/2021 15:23

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Gjenevës ka vendosur një lazer gjigand në majën e një mali, rrezja e të cilit të godasë në qiell duke vepruar si mekanizëm i teknologjisë së lartë kundër rrufeve. Ekipi, thotë CNN, drejtohet Jean-Pierre Wolf, një fizikan zviceran i cili ka punuar me lazerë për më shumë se 20 vjet dhe ka mbetur praktikisht i magjepsur nga përpjekjet për të kontrolluar motin përmes tij. Lazeri krijon fasha drite shumë të ngushta, me energji të lartë. Aplikimet e tij nisin nga prerja e diamanteve e deri në kirurgji. Wolf beson se listës së arritjeve mund t`i shtohet edhe mbrojtja e njerëzve nga rrufetë. Konsorciumi i drejtuar prej tij financohet nga BE-ja dhe përfshin universitete në Paris dhe Lozanë, si dhe prodhues të raketave ArianeGroup dhe prodhuesit e lazerit, kompaninë gjermane të teknologjisë së lartë Trumpf. Pas një viti vonesash për shkak të pandemisë, lazeri u transportua në majën e Säntis, një mal në alpet zvicerane që mbërrin lartësinë 2,500 metra. Sipas Wolf, ky është një nga vendet e Europës që goditet më shumë nga rrufetë. Sipas tij, atje ekziston një kullë transmetimi radiofonik, që goditet nga 100 deri në 400 herë në vit, e kjo e bën vendin ideal për të kryer këtë eksperiment.

Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01