Top Channel/ Veliaj: Të ecim përpara me punë e projekte, jo me dhunë e bllokime
19/04/2021 13:22

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, drejtues i fushatës i Partisë Socialiste, së bashku me dy kandidatët, Vaid Shaba dhe Etjen Xhafaj, kërkoi nga Luzi i Vogël të mos ketë kthim pas për Kavajën në zgjedhjet e 25 prillit, por duhet vota për Edi Ramën si e vetmja mundësi për të ecur përpara. “Sfida këtu në Luz, përtej gallatës dhe humorit, që na dhurojnë përditë karikaturat dhe kllounët e së shkuarës, është që datën 25 Prill ta trajtojmë me seriozitet. Vërtet është mirë të qeshim me ata që na ofrojnë kaq shumë humor me çudirat që thonë dhe gafat që bëjnë, por sfida jonë është që ta marrim seriozisht datën 25 Prill,” tha Veliaj. Ai siguroi se në Partinë Socialiste çdokush mund të ndihet si pjesë e një familjeje të madhe, pasi është e vetmja që funksionon me parimin, “një për të gjithë dhe të gjithë për një!” “Ne rrëzohemi bashkë, por edhe ngrihemi bashkë. Na kap tërmeti bashkë, por edhe shtëpitë i ndërtojmë bashkë. Na bie pandemia, por dhe vaksinat i sigurojmë bashkë. Një familje funksionon me parimin “një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Kur kishim nevojë për vaksina Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Kur kishim nevojë për shtëpi pas tërmetit, Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Ndaj në datën 25 të jemi “të gjithë për një”, të gjithë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste, të gjithë që Luzi, Vorrozeni, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina të ecin përpara, jo mbrapa; me punë, jo me dhunë; me projekte, jo me bllokime,” ishte mesazhi i kreut të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Veliaj tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje me civilizimin, pasi i vetmi parim me të cilin vazhdon të funksionojë ende pas 30 vitesh është bllokimi dhe anarkia. “Ata bllokimin e kanë sport: blloko këndin e lojërave, blloko sheshin “Skënderbej”, blloko Pazarin e Ri, blloko “Zogun e Parë”, blloko Astirin. Ata për bllokim janë kampionë, po për punë është vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama. Duket sikur jemi dy kombe të ndryshme: një civilizim dhe një pjesë që ka ngelur në vitet 94-95, akoma te shpartallimi. Partia Socialiste në Kukës po hap aeroport, ata akoma duke kërcyer mbi tavolina. Në Portin e Durrësit kompania më e madhe në botë do krijojë qytet të tërë ku rrezja e veprimit do vijë edhe në Luz dhe e gjithë Shqipëria e Mesme do jetojë prej atij investimi,” u shpreh Veliaj.

Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18