Festivali i përbashkët kulturor Shqipëri-Izrael që po zhvillohet në Tiranë ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te mikpritja shqiptare, e cila, sikurse u shkrua në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore me hebrenjtë, po përsëritet me qytetarët afganë sot, të cilët kanë gjetur një strehë të sigurtë në vendin tonë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ishin të ftuar nderi në mbrëmjen e dytë të eventit me fokus marrëdhëniet ndërmjet popullit shqiptar dhe atij hebre, u shpreh krenar për mbrojtjen e hebrenjve në vendin tonë përgjatë Holokaustit.