Top Channel/ Veliaj shkarkon Anuela Ristanin, i heq kompetencat për drejtimin e Bashkisë
28/08/2026 19:48

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra kryetaren e komanduar, Anuela Ristanin. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka nënshkruar një urdhër të ri me anë të të cilit shfuqizohet urdhri për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Sipas urdhrit, me shfuqizimin e aktit të mëparshëm, zëvendëskryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, nuk ushtron më kompetencat e deleguara të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në arsyetimin e urdhrit thuhet se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur si i tillë në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese. Sipas dokumentit, vendimmarrja më e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar që ushtrimi i çdo kompetence të deleguar të zhvillohet në përputhje të plotë me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur. Në urdhër theksohet gjithashtu se, në periudhën pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara, e materializuar në mungesë informimi dhe koordinimi institucional, në moszbatim të vendimeve gjyqësore, si dhe në moszbatim e refuzim të urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit. Vendimi: Në mbështetje të nenit 8, pika 2 dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, duke mbajtur në konsideratë se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, është nxjerrë si një instrument organizativ me karakter të përkohshëm, me qëllim garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në kushtet e krijuara në atë kohë; duke mbajtur në konsideratë se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur si i tillë në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimmarrja më e fundit e kësaj Gjykate ka eliminuar çdo paqartësi mbi vijimësinë dhe mbrojtjen kushtetuese të këtij mandati, si dhe mbi autoritetin që buron prej tij; duke vlerësuar se vendimmarrja më e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, e cila kërkon që ushtrimi i çdo kompetence të deleguar të zhvillohet në përputhje dhe në koordinim të plotë me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në planin kushtetues; duke vlerësuar se, pikërisht për shkak të natyrës së tij të përkohshme dhe derivative, delegimi i kompetencave mund të vijojë vetëm për aq kohë sa i shërben qëllimit për të cilin është dhënë dhe ushtrohet në respekt të autoritetit kushtetues dhe ligjor të organit delegues, pa u shndërruar në një burim autonom kompetence të shkëputur prej tij; duke konstatuar se, në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore [identifikimi konkret], në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit [nr., datë], si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë; duke konstatuar se kjo situatë ka kulmuar me refuzimin e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt, duke krijuar një gjendje institucionale në të cilën delegimi, në vend që të realizojë qëllimin e tij fillestar të garantimit të vijimësisë administrative, është shndërruar në pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të organit delegues; duke çmuar se këto rrethana, të marra së bashku dhe veçanërisht zhvillimet e fundit të sipërpërmendura, përbëjnë një ndryshim thelbësor të kushteve institucionale në të cilat delegimi është dhënë dhe e bëjnë vijimin e tij të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur; me qëllim garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës.

Top News – Elbasan, familjarët rrëfejnë momentet e grabitjes: Ishin të maskuar si policë, na dhunuan
12/10 18:15
Top Channel/ Të veshur si policë disa persona i grabitën shtëpinë, flasin familjarët në Elbasan
12/10 17:41
Top News- Sokol Hoxha shlyen me arrati 2 vrasje! I shuhet dënimi në Shqipëri, por mbetet i Belgjikës
12/10 17:09
Top News-Hoxha kërkon nga Izraeli të njohë Kosovën. Ministri i jashtëm Izraelit, takim edhe me Ramën
12/10 17:04
Top Channel/ Dosja Balluku, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh
12/10 16:26
Top News- Hajdutët maskohën si policë! Futen me armë dhe grabisin banesën në Elbasan
12/10 16:26
Top Channel/ Lezhë, tre të dyshuar në burg. Tarja, Ymeri dhe Piroli do bënin atentat
12/10 15:33
Top Channel/ Pesticidet e ndaluara në treg. KLSH: Zgjatje afatesh për 10 pesticide të ndaluara në BE
12/10 15:27
Top Channel/ Orikum, protestë për pronat. Banorët kundërshtojnë ndërtimet në bregdet
12/10 15:27
Top Channel/ Kupi dorëhiqet nga kreu i burgjeve. Gogu pranon largimin pas shtatë muajsh
12/10 15:26
Top Channel/ Bardhi e Balliu dënohen 60 ditë. Etika pranon kërkesën e PS, dy deputetët përjashtohen
12/10 15:25
Top Channel/ Çmimet ulen dhe fiksohen 3 muaj. Ulje mesatare 20–22% për produktet e marrëveshjes
12/10 15:24
Top News – TIA dhe AKT forcojnë bashkëpunimin/ Promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik
12/10 14:44
Top News – Aktivizohet ‘Pasqyra e çmimeve’. Platforma krahasuese për koston e 238 produkteve
12/10 14:33
Top Channel/ Tabaku: Vetëm 10 nga 225 të paraburgosur në Reç janë për krim të organizuar dhe…
12/10 14:28
Top News – Mos shmangni vijat e bardha. Policia gjobit këmbësorët, 78 masa në 24 orë
12/10 14:20
Top News – Atentati i dështuar/ Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit
12/10 14:19
Top News – Atentati në Gjirokastër. Policia ‘skanon’ 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit
12/10 14:19
Top Channel/ Kufizime në qarkullim pranë Urës së Dajlanit, punimet për ujësjellësin deri më 15 tetor
12/10 14:02
Top News – Asnjë bashki me numërim elektronik. PD refuzon në KQZ, Berisha: Është manipuluar
12/10 13:37