Top Channel/ Veliaj me sportistët që përgatiten të përfaqësojnë Shqipërinë në Tokio
29/05/2021 13:01

Nga Parku i Liqenit, aty ku tashmë sportistët elitarë kanë dhe pistat e tyre të stërvitjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj dhe futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, zhvilluan një takim me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio. Smajljaj ka rrëfyer se për rrugën e tij drejt suksesit është frymëzuar por dhe mbështetur shumë nga familja e tij të cilës i dedikon edhe titullin kampion europe në vitin 2017. “Unë kam lindur në Shkodër, në një familje sportistësh. Babanë e kam pasur volejbollist po ashtu edhe xhaxhanë. Filloi edhe motra të merrej për një periudhë kohe, por e la. Më pas më futi babai në sportin e atletikës, ishte ai që më shtyu. Sportin e kam filluar në moshën 9-vjeçare e si cdo fëmijë kisha qejf të vrapoja, të ecja. Gradualisht duke bërë stërvitje, fillova të merrja pjesë në garat kombetare, ku fillova të spikat në garat e kërcimeve. Çdo kërcim që bëja ishte emocion i papaërshkueshëm dhe sa më shumë argëtohesha aq më shumë kisha motivim të ecja përpara. Duke parë lumturinë e familjes simë, kisha një motivim për më shumë e kështu arrita duke fituar gara e duke thyer rekorde deri kur erdhi viti i artë në 2017 ku dola Kampion i Europës,” tha Smajljaj. Ai shtoi se në Tiranë ka gjetur gjithçka i duhej për tu stërvitur dhe për të ecur përpara. “Kam pasur shumë sakfrifica, por që nga ardhja ime në Tiranë dhe pas Europianit, unë në Tiranë kam gjetur një dritare të hapur, kam pasur mbështjen e kryetarit dhe të falenderoj për gjithçka ke bërë deri më sot. Që nga ardhja në Tiranë jam shumë i kënaqur me kushtet. Tirana i plotëson të gjitha kushtet për mua, sidomos me pistën e re që është bërë këtu. Shpresoj të kemi dhe një pistë tjetër me 6 korsi. Kryetari na ka dhënë fjalën që do ta bëjmë dhe shpresoj ta bëjnë sa më shpejt.Tirana është e mbushur me aktivitete sportive kështu që jam me fat që kam ardhur në Tiranë,” deklaroi më tej sportisti. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në sport ashtu si në jetë, duhet të përgatitesh shumë për të arritur rezultatin, por për të tha ai, duhet të jesh i fokusuar.

Top News- Rriten subvencionet për blegtorët/ Qeveria miraton skemën kombëtare për 2026
30/03 22:36
Top News- Studentët e pensionistët më shumë fonde, Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
30/03 22:32
Top Channel/ Debat në parlament Lamallari-Balliu për drejtorin e ri të policisë
30/03 22:00
Top Channel/ A ka gjë mes tyre? Miri flet për Selin: Ajo ka shumë pikëpyetje për…
30/03 21:49
Top Channel/ “I kërkoi ndihmë ChatGPT-së”, detaje të reja nga vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali
30/03 21:48
Top News-Debate në Kuvend për kryepolicin/ Balliu përplaset me ministrin Lamallari, replika mes tyre
30/03 20:45
Top Channel/ “Dhuna ndaj banorëve të Rrjollit”, Kapri:E drejta e pronës e cunguar, situata alarmante
30/03 20:34
Top Channel/ Debati në parlament, seanca u shoqërua me polemika mes mazhorancës dhe opozitës
30/03 20:22
Top Channel/ Mesazhi në Ditën ndërkombëtare të mjekut: Jo gjithçka duhet kërkuar te doktori
30/03 20:18
Top Channel/ Protestë për luleshtrydhet, fermerët e Fierit kundërshtojnë politikat e pikave të grumbullimit
30/03 20:12
Top Channel/ Foltorja e PD para Parlamentit, Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Ramës
30/03 20:06
Top Channel/ Hiqet nafta falas! Skemë e re subvencionesh, kush përfiton
30/03 20:03
Top Channel/ Braçe s’e mohon kandidimin në bashki, “shpërthen” ndaj kompanive të naftës
30/03 20:01
Top channel/ Berisha: Integrimi është bllokuar! Drejtori i ri i policisë, i besuari i Ballukut
30/03 19:47
Top Channel/ ‘Shpifje dhe dhunë ndaj meje’ Xhelal Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë falje
30/03 19:46
Top Channel/ ‘Lum moj qeveri që na e ngrite…’, Koreshi ironi në Kuvend:Gjinekologu në Lushnje…
30/03 19:45
Top Channel/ ‘Qytetarët nuk falin’, Deputeti i PD: Malësia e Madhe nuk do lejojë tjetërsim të pronave
30/03 19:34
Top Channel/ Blushi: Sot Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja
30/03 19:32
Top Channel/ Kryedemokrati zbulon orën e përtesës kombëtare: Të hënën tjetër në orën…
30/03 19:07
Top Channel/ Berisha në foltore: Hajduti s’ka fe e moral, të bashkohemi të gjithë kundër tij, ai…
30/03 19:04