Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha këtë të dielë se hapësira e zaptuar prej kohësh pranë Gardës së Republikës, do i shtohet Parkut të Liqenit, duke mbjellë aty pemë të reja. “Në Parkun e Liqenit Kombëtar është liruar një tjetër hapësirë e zaptuar totalisht në hyrje të Gardës, një parcelë me gjyqe, e tejkaluar në çdo kontratë, në çdo logjikë të përdorimit të pronës publike, e degraduar. Nuk po i hyj se çfarë ndodhi në 31 vite.