Vjeshta do të jetë e gjatë për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Jo vetëm shtatori por edhe tetori e përfshin fatin e Erjon Velisë në një axhendë të ngjeshur dhe aspak të shkruar prej tij, po që ka si protagonist këshilltarët socalistë në Bashki, gjykatën antikorrupsion dhe gjykatën e lartë.