Edhe pse u mendua se e kishte marrë veten nga shtrimi i fundit, Silvio Berlusconi u rikthye në spitalin San Raffaele të Milanos, këtë herë, për të mos dalë më i gjalël prej andej. Njeriu që drejtoi katër qeveri në Italinë fqinjë, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjecare në spitalin ku u trajtua në muajin prill për një infeksion në mushkëri, të lidhur me një sëmundje të cilën nuk e kishte bërë publike më parë: leuceminë kronike.