Rreziku i rrugëtimit që vazhdon të marrë jetë njerëzish, nuk i ka zbrapsur emigrantët nga Afrika që mësyjnë Italinë, shumica me shpresën të lëvizin më pas drejt veriut të Europës. Të tjera varka me emigrantët kanë mbërritur sërish në Lampeduza, në mesin e thirrjeve të kryeministres italiane Georgia Meloni për një "luftë globale" kundër tregtisë së njerëzve.