Ka mbërritur në 68 vetë numri i të vdekurve nga rrëshqitja e tokës disa ditë më parë në Filipine: 51 persona ende rezultojnë të zhdukur pas fatkeqësisë së 6 shkurtit në provincën Davao de Oro, dhe ekipet e shpëtimit e kanë pranuar se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.