Top Channel/ Vdekja e Mbretëreshës, rebelohet Komonuelthi: Vendet kërkojnë shkëputje!
19/09/2022 19:53

Shenjat e para kishin nisur me kohë, por duket se vdekja e mbretëreshës Elizabetë këputi fijen e fundit shpirtërore që mbante lidhur disa vende të Komonuelthit me kurorën britanike. Vdekja e saj ka rindezur menjëherë debate në shumë prej ish kolonive britnike, duke vënë në pikëpyetje lidhjet e tyre të ardhshme me monarkinë. Britania nuk është e vetmja që ka tashmë një mbret të ri. Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Xhamajka janë ndër vendet ku mbreti Karli i tretë është kreu i ri i shtetit. Pesëdhjetë e gjashtë vende janë anëtarë të Komonuelthit, një bashkim i ish-kolonive britanike, me mbretin Karl në krye të tyre.“Shumë vende po shqyrtojnë rolin dhe vendin e tyre në Komonuelth. Mendoj se tashmë që Mbretëresha Elizabet ka vdekur, sigurisht që do të ketë më shumë lëvizje për t'u shkëputur prej tij”, thotë Sonjah Stanley Niaah e universitetit ‘Ëest Indies’.Kryeministri i Australisë po kërkon mbajtjen e një referendumi për heqjen e monarkut britanik si kryetar shteti.Shtetet e Karaibeve Antigua e Barbuda si dhe Shën Lucia janë shprehur për plane të ngjashme. Këtë javë, edhe autoritetet në Bahamas pohuan se është e mundur mbajtja e një referendumi të tillë. Një sondazh i zhvilluar në gusht para vdekjes së mbretëreshës tregoi se 56% e xhamajkanëve janë në favor të largimit të monarkut britanik nga pozita e kreut të këtij shteti.Vitin e kaluar ishulli Barbados u bë republikë, duke ndërprerë lidhjet me monarkinë britanike. Pjesë e debatit është dhe trashëgimia e sundimit kolonial. Britania dhe vendet e tjera evropiane skllavëruan miliona afrikanë deri në shekullin e 19-të, duke i detyruar ata të punonin në plantacione në Karaibe dhe në kontinentet amerikane.“Kjo pasuri e Komonuelthit i përket Anglisë, është diçka që ne kurrë nuk e kemi ndarë. Për ne në Xhamajkë, monarkia është një kujtesë e hidhur e të kaluarës sonë fatkeqe”, thotë Bert Samuels, i Këshillit të kompesimit të Xhamajkës.Monarkia ka shprehur dhimbje për abuzimet gjatë periudhës koloniale, por Britania nuk ka kërkuar zyrtarisht falje. Pamjet: AFP

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52