Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën Lalm, Lezhë gjatë mesnatës ndërsa është e pamundur shuarja e flakëve. Sipas banorëve, vënia e zjarrit është nga dora e njeriut, jo nga temperaturat sepse në mesnatë janë më të ulëta se pjesën tjetër të ditës. Ndërkohë, zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po krijon vatra të tjera. Zjarrfikësit e kanë të pamundur fikjen e tyre dhe nuk kanë ndihmë nga ajri.