Top Channel/ Vatikani, votuesve evropianë: Të mos ketë qasje çnjerëzore ndaj emigrantëve
03/06/2024 22:05

Vatikani u ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Evropian, që mund të kenë tendenca për të votuar për partitë e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e kësaj jave të Parlamentit Evropian, që të ruajnë simpatinë kundrejt emigrantëve dhe refugjatëve. Partitë e të djathtës ekstreme dhe ato konservatore pritet të rrisin shkallën e mbështetjes në zgjedhjet që do të mbahen më 6-9 qershor, çka më pas do të ndikojë në qasje më të ashpër të bllokut evropian në fushën e rendit dhe ligjit, por edhe sigurisë kufitare. Vatikani zakonisht nuk pozicionohet në rrafshin politik, mirëpo përgjatë 11 vjetëve në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka folur disa herë për të drejtat e migrantëve dhe ka bërë thirrje që Qeveritë perëndimore të kenë një qasje më humanitare. “Votuesit duhet të vendosin veten në këpucët e emigrantëve dhe të kuptojnë se edhe ata dëshirojnë një jetë më të mirë në Evropë”, tha kardinali Michael Czerny, udhëheqës i zyrës së Vatikanit për zhvillim njerëzor, në disa deklarime para mediave. “Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh nën presion të realitetit, historisë, që të ikësh. Shpesh propaganda apo ideologjia sugjerojnë që migrantët janë larguar prej dëshirës: kjo është diçka e rreme, e rreme, e rreme”, vijoi mw tej ai. Kardinali u shpreh se është e rëndësishme që të mos ketë qasje çnjerëzore ndaj migrantëve. Czerny e ka përmendur edhe që shumë evropianë kanë histori imigrimi. Pamjet: AFP

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00