Në pamje shihen varrëmihës në Indonezi, që punojnë për të varrosur viktimat e pandemisë Covid-19, pas një rritje të ditëve të fundit të infektimeve dhe rasteve të rënda. Ambulancat sjellin vazhdimisht të vdekurit në varrezën e Pedurenan në Bekasi, në lindje të kryeqytetit indonezian. Sot vendi raportoi një numër rekord prej 1,040 vdekjesh nga koronavirusi teksa numri i infektimeve të reja në 24 orët e fundit arriti në 34,000. Vala aktuale duket se është më e rënda për vendin e Azisë juglindore që prej nisjes së pandemisë së Covid-19. Shifra zyrtare e viktimave të virusit raportohej sot 728, teksa prej disa ditësh raportohen nga më shumë se 30 000 raste të reja infektimesh, sipas ministrisë vendore të shëndetësisë.