Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore amerikane, njoftuan se po e vëzhgojnë nga afër një variant të ri të koronavirusit, ndikimi potencial it ë cilit ende nuk dihet. OBSH-ja pohoi se është duke e mbajtur nën vëzhgim variantin BA.2.86, të identifikuar deri tani në Izrael, Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara. Sioas organizatës përgjegjëse për shëndetësinë, ky variant bart më shumë se 30 mutacione, një numër ky tepër i lartë