Pamje të publikuara së fundmi nga tregonin momentet kur një vandal shpërfytyron me bojë një skulpture të George Floyd në një park në qendër të New York. Në pamjet e kamerave te sigurisë shihet i riu i racës së bardhë që fshihet prapa nje tjeter statuje para se të afrohet te ajo e George Floyd të cilës i lëshoi bojë të argjendtë. Dy persona, në dukje një grua e një fëmijë shihen pranë vendit ku ndodh vandalizmi. Departamenti i policisë së New York publikoi pamjet dhe tha se ofron shpërblim $3,500 për informacion mbi të dyshuarin. Mediat raportonin se statuja ishte riparuar me pas nga vullnetarë.