Në Gjirokastër doza e tretë e vaksinimit filloi të aplikohet tek të moshuarit mbi 60 vjeç dhe nisi me shtëpinë e të moshuarve ku do të vaksinohen sot 76 persona përfshirë banorët dhe personelin e përkujdesjes. Megjithë vaksinimin e deritanishëm me dy doza infektimet kanë qenë në shifra të larta mes të moshuarve.