Kryeministri britanik Boris Johnson urdhëroi forcat e armatosura të vendit të tij të përgatiten për dislokim këtë javë në mesin e tensioneve të përshkallëzuara nga një sulm i mundshëm rus mbi Ukrainë. Johnson tha se po diskutohet dyfishimi i numrit të trupave britanike në lindje të Europës dhe po mendohet të dërgohen në Estoni armë defensive në përpjekje për të forcuar kufijtë lindorë të kontinetit të vjetër.