Top Channel/ Ushtari i Aldo Bares do azil në Angli! Lajmi trondit nënën e policit të vrarë
17/03/2025 20:22

Ky është Maksim Çela në ish Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë gjatë procesit gjyqësor kur u përball me akuza për vrasje dhe akte terroriste si pjesë e grupit të strukturuar kriminal udhëhequr prej Aldo Bares. Mbërritja ilegalisht në Angli e Maksim Çelës anëtarit të bandës famëkeqe të Lushnjës, ka ri sjelle pas 25 vitesh, dimensionin brutal të vrasjes të oficerit të policisë Klenti Bano. Gazeta The Sun e cila zbuloj futjen në Angli me pasaportë false nga Spanja të Maksim Çelës në 2023, e më pas të kërkonte azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, ka mundur të intervistojë nënën e Klenti Banos. Për herë të parë pas vrasjes të djalit më 14 Prill 2020 në qytetin e Lushnjës, organizuar prej Enver Dondollakut, Maksim Çelës dhe Dritan Vilës, nëna e Klenti Banos, ish mësuesja e matematikës, Katia Bano ka thyer heshtjen. Në rrëfimin e saj të parë për The Sun te cilit i referohet Top Channel, 77 vjeçarja Bano shprehet se "vrasja e djalit Klenti Bano ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit". E pyetur për mbërritjen në Angli të vrasësit të djalit të saj ajo ka bërë këtë pohim për The Sun. “Jam e habitur sesi Maksim Çela arriti të hyjë në Britaninë e Madhe dhe që vrasësi i djalit tim është i lirë tani atje. Ai e meritonte burgun e përjetshëm për vrasjen e një njeriu të pafajshëm që po i shërbente shtetit dhe nuk e kuptoj pse tolerohet në Britani. Me të vërtetë më shqetëson kur e di se ai ka një jetë të re atje dhe djali im prehet në varrin e tij”. Sipas The Sun do të jetë një gjykatë emigracioni në Londër e cila më 31 Mars do të shqyrtojë kërkesën për azil të Masksim Çelës i cili pas vuajtjes së dënimin në Shqipëri shkoi në Britaninë e Madhe.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48